Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Penuhë, raporton Llapi.info

Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete. Llapi.info mëson se në këtë aksident ka edhe persona të lënduar.

Në fotot e siguruara nga Llapi.info, shihen ekipet policore në vendin e ngjarjes të cilat po merren me rastin.

Ndryshe, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 36 aksidente trafiku, prej të cilave 15 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 21 të tjera me dëme material./Llapi.info