Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë- Podujevë, konkretisht në Vranidoll, raporton Llapi.info

Në pamjet e siguruara nga Llapi.info shihet se një veturë ka dalë matanë rrugës kryesore.

Mësohet se në këtë aksident nuk ka persona të lënduar, derisa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ndryshe, në po këtë magjistrale gjatë ditës së sotme kanë mbetur të lënduar dy persona pas një aksidenti të ndodhur në fshatin Penuhë./Llapi.info

Më poshtë pamjet: