Sot është publikuar orari i plotë i javës së 31-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, njofton Llapi.info

Xhiroja e 31-të hapet të premten me tri ndeshje, ndërsa të tjerat tjera luhen ditën e shtune.

Duelet kryesore të javës janë mes Prishitnës dhe Llapit si dhe ndeshja mes Feronikelit dhe Dritës.

Gjithashtu të shtunën do të zhvillohet edhe ndeshja mes dyja klubeve që vitin e ardhshëm do të bëjnë pjesë në një nivel më të ultë të garave.

Të premten zhvillohen ndeshjet e skuadrave që luftojnë për t’i ikur barazhit./Llapi.info

Orari i plotë:

E premte ora 16.00

Ballkani – Gjilani
Trepca ’89 – Ferizaj
Flamurtari – Drenica

E shtunë ora 16.00

Prishtina – Llapi
Feronikeli – Drita
Liria – KEK.