Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të përkohshëm që të ndalë eksportin e masës drusore si lëndë të papërpunuar nga Kosova në drejtim të vendeve tjera.

Qeveria thotë se këtë vendim po e merr për të mos i dëmtuar sektorin e përpunimit të drurit në Kosovë.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se këtë vendim po e marrin për të ruajtur fondin pyjor në Kosovë.

“Ky propozim-vendim ruan fondin pyjor në Kosovë dhe i mundëson përpunuesve të drurit furnizim më të qëndrueshëm më lëndën e parë”, tha Shala para kabinetit qeveritar.