Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka rikujtuar Rezolutën e votuar në Kuvend për rimëkëmbjen e Telekomit.
Sipas tij, po të zbatohej rezoluta e votuar në korrik të vitit të kaluar, gjendja në Telekom do të përmirësohej.
“Gjendja në Telekomin e Kosovës po rëndohet. Qeveria e Kosovës nuk i ka ndërmarrë masat e parapara me Rezolutën e Kuvendit nr.06.R-013, 12.07.2018, të iniciuar nga LDK dhe VV, lidhur me gjendjen e rëndë financiare në Telekom dhe Postë. Sikur Qeveria të zbatonte këtë rezolutë, gjendja do të ishte sanuar deri më tani”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ai paralajmëron, që bashkë me Vetëvendosjen, do të thërrasin Kryeministrin sërish në Kuvend për folur rreth Telekomit.
“Bashkë me VV, do të ftojmë Kryeministrin në seancë të jashtëzakonshme për mos zbatimin e Rezolutëse dhe si të dilet nga kjo situatë”, thuhet më tej në postimin e Shefit të GP të LDK’së.
Më poshtë mund të lexoni Rezolutën e Kuvendit nr.06.R-013, të datës 12.07.2018, të iniciuar nga LDK dhe VV, lidhur me gjendjen e rëndë financiare në Telekom dhe Postë.