Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka bërë homazhe pranë varrit të heroit Bahri Fazliu në 21-vjetorin e rënies, njofton Llapi.info
Me këtë rast, kryekuvendari ka thënë se vepra e Bahri Fazliut dhe e gjithë dëshmorëve në shërbim të lirisë së atdheut janë frymëzim i përgjithmonshëm për të punuar për shtetin dhe kombin
”Sot isha në Llaushë të Podujevës, për të nderuar, në 21-vjetorin e rënies, heroin e Kosovës, Bahri Fazliun. Vepra e tij dhe e gjithë dëshmorëve në shërbim të lirisë së atdheut janë frymëzim i përgjithmonshëm për të punuar për shtetin dhe kombin. Lavdi”, ka shkruar Veseli./Llapi.info