Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Besi, raporton Llapi.info

Në këtë aksident, sipas pamjeve të siguruara nga Llapi.info, shihet se kanë qenë të përfshira dy vetura, me ç’rast njëra ka dalë matanë rrugës duke goditur një shtyllë.

Në bazë të pamjeve të siguruara shihen se përveç ekipeve policore, në vend ngjarje kanë dalë edhe ekipet mjekësore.

Ndryshe, vetëm dje në Kosovë sipas statistikave të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur 35 aksidente, prej tyre 14 me të lënduar./Llapi.info