Rinia Demokratike e Kosovës (RDK), me rastin e Ditës së Evropës, në mënyrë simbolike ka shënuar këtë ditë, ku kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për shkak që Kosova nuk është në BE.
Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, ka bërë me dije se me këtë aktivitet kanë ngritur shqetësimin drejtuar Bashkimit Evropian dhe vendeve evropiane, pasi edhe pse janë përmbushur kërkesat për lëvizje të lirë Kosova po vazhdon të mbetet e izoluar.
“Ora është 11:55, pra 5 minuta pa u mbushur 12-shi, janë 5 minutat e fundit të cilët simbolizojnë kohen e fundit të mbetur për BE-ne dhe vendet evropiane të na pranojnë në gjirin e saj, aty ku e kemi vendin. Me improvizimin e disa simboleve evropiane rreth simbolit tonë, shenjtores Nëna Terezë, duam të tregojmë se ne jemi pjesë e Evropës dhe jemi në zemër të saj, me vlerat universale që përcolli shenjtorja Nëna Terezë”, ka theksuar Bislimi.