Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar përplasjen e tij me homologun shqiptar Edi Rama në lidhje me ngjarjet në Samitin e Berlinit.

Ai tha se Rama është vëllai i tij, por se do ta thotë të vërtetën, njofton Klan Kosova.

“Kryeministri i Shqipërisë është një person që kam shumë respekt për të. Edi Rama është është vëllai i imi, sic janë të gjithë shqiptarët. Por, të vërtetën do të them pavarësisht se kujt i pengon apo i pëlqen”.

“Unë e kam thënë të vërtetën për atë që kam thënë në Samitin e Berlinit”