Aktivitete dhe angazhime të rëndësishme ku përfshihen edhe trajnime të niveleve të ndryshme, duke filluar nga ato elementare e deri të trajnimet më të avancuara kanë qenë dhe mbeten prioritet i planifikimeve të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës si forcë kryesore e zbatimin të ligjit në vend, në vazhdimësi ka bashkëpunuar me shtete të ndryshme dhe agjenci profesionale për ngritjen e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve policor.

Në këtë kuadër të këtij bashkëpunimi prioritet ka qenë intensifikimi i aktiviteteve mbështetëse mjaftë të rëndësishme për PK-në nga parteri ynë ICITAP-i amerikan, ku me mbështetjen e tyre nga data 06 deri me 10 maj 2019, është realizuar “Kursi Trajnues – Negocimi në Situata të Krizës” trajim njëjavorë (40 orësh) nga FBI-ja, për 25 anëtarë të Policisë së Kosovës.

Nga këta pjesmarrës që kanë ndjekur këtë trajnim përfshihen zyrtarë nga njësite të ndryshme te Policisë së Kosovës gjë që ka ofruar një mundesi të shkëlqyer për përfitimin e praktikave të reja nga një agjenci me autoritet dhe profesionalizëm të lartë siç është FBI-ja amerikane.

Si shtesë, për menaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës dhe personelin ekzekutiv komandues është mbajtur edhe një ligjëratë në temën “Konceptet Komanduese dhe Vendimmarrja në Negociatat në Situata të Krizave”.

Pjesëmarrësit kanë kanë kryer ushtrime klasore dhe në terren, të cilat janë realizuar nga ekipi i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) nga SHBA-ja.

Ky trajnim ka përfunduar me ceremoninë e diplomimit të pjesëmarrësve në të cilin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj dhe zyrtar të lartë të ICITAP-it kanë dhënë fjalimet e tyre përmbyllëse.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. QALAJ ka falënderuar ICITAP-in për kontributin e madh dhe përkrahjen e vazhdueshme që po jep në mbështetjen e Policisë së Kosovës, në fusha të ndryshme përfshirë edhe trajnimet mjaft të nevojshme e profesionale nga ekspert me renome siç ishin këta të fundit nga FBI-ja amerikane.