Janë asfaltuar rrugët e disa lagjeve të fshatit Letanc të Podujevës.
Rrugët e asfaltuara janë në lagjet “Blakçori”, “Vëllezërit Blakçori”, “Zebica”, “Plakolli”, “Ilazi”, “Berati” dhe “Talla”, në një gjatësi prej rreth 2.4 km.
Asfaltimi i këtyre rrugëve është bërë në kuadër të projekteve për kompletimin e infrastrukturës rrugore në qytet dhe fshatra të Komunës së Podujevës.
Punimet për asfaltimin e këtyre rrugëve i ka përcjellë edhe Durim Salihu, drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Podujevës, i cili është shprehur i kënaqur me dinamikën e kryerjes së punimeve, duke thënë se asfaltimi i rrugëve ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Asfaltimin e rrugëve është duke e bërë kompania “Toifor”./Llapi.info