Në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimeve ICMTC në Canon City-Colorado të SHBA-së, grupi i deleguar nga SHKK, ka përfunduar trajnimin dyjavor me temën “Inteligjenca e Burgjeve”.

Ky trajnim u mbajt si rezultat i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet SHKK-së dhe International Narcotics and Law (INL-së) për trajnimin e stafit korrektues dhe ka për qëllim avancimin dhe profesionalizimin e stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Shërbimi Korrektues i Kosovës është çdoherë falënderues ndaj SHBA-së , ICMTC-së, për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën që ka dhënë dhe po vazhdon të jap në profesionalizimin më modern të kapaciteteve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.​