Një person është arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje, me veturë ka tentuar ta godasë një tjetër.

Sipas Policisë së Kosovës, i arrestuari është dërguar në mbajtje.

“Më datë 10.05.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte tentuar që ta godas me veturën e tij në lëvizje viktimën mashkull K/Shqiptar. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.