Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka komentuar paradën e mbajtur në qytetin e Nishit nga ushtria serbe.
Në një postim në Facebook, Quni ka shkruar se në paradë nuk janë keq, por në betejë po.
Në këtë paradë morën pjesë 4000 ushtarë, ndërsa u ekspozuan rreth 300 automjete luftarake, 40 aeroplanë, tanke, dhe artileria e rëndë, duke përfshirë dy helikopterë rusë, të drejtuar nga ekipet ruse.
“Parada e Ushtrisë së Serbisë. Jo keq në paradë, por të mjerë në betejë!”, ka shkruar Quni në Facebook.
Ai këtë postim e ka shoqëruar me disa fotografi ku shihen disa ushtarë serb të kapur peng, me sytë e lidhur me shirita, tanke të ushtrisë serbe të shkatërruara nga UÇK-ja dhe ushtarë të UÇK-së të cilët shihen se si kishin shkatërruar artilerinë serbe.