Futbollisti i Llapit, Valmir Veliu dje mbeti pa vetëdije në ndeshjen Prishtina-Llapi dhe u dërgua me urgjencë në spital, njofton Llapi.info

Një përplasje me Diar Miftarajn e detyroi Valmir Veliun e Llapit të largohet nga fusha që nga minuta e 35-të të ndeshjes. E pas kësaj, i riu u shtri në spital, derisa sot Valmiri përmes një statusi në Facebook ka treguar se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

E, për t’i dalë në ndihmë në momentet kritike, ishin stafi mjekësor i KF Llapit dhe jo vetëm. Në pamjet shihet se doktori sportiv i klubit nga Podujeva, Afrim Shabani i veshur me të bardhë ka ndërhyrë që t’i dal në ndihmë të riut llapjan, derisa kontribut dha edhe mjeku i Përfaqësuesës së Kosovës, Murat Berisha.

Më pas i riu nga Dyzi i Podujevës u shtri në spital, teksa sot edhe vetë ai ka bërë të ditur se gjendjen e ka të stabilizuar. Futbollisti ka falënderuar ekipin e tij dhe ekipin mjekësor, të cilët i ofruan ndihmë.

“Falënderim i veçantë për stafin mjekësor KF. Llapi dhe të gjithë doktorët që u gjendën afër meje në ato momente të vështira ,duke veçuar Doktorin e nderuar Dr. Murat Berisha i cili ishte në gjendje gatishmërie që së bashku me stafin mjekësor dhanë kontributin e tyre të pashoq që unë të jem përsëri në mesin tuaj”, ka shkruar pos të tjerash ai./Llapi.info