Një rast dhune në familje është regjistruar të dje në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit të saj ditor. Sipas PK-së, i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

“Podujevë 12.05.2019 – 10:00. I dyshuari mashkull K-Shqiptar është shoqëruar në Stacionin Policor, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K-Shqiptare. Viktima me vetë dëshirë është dërguar te familjarët e saj, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK./Llapi.info