Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se shteti i Serbisë, para 20 vjetësh tregoi mizori të shumëfishtë në Korishë të Prizrenit.

Thaçi në facebook thotë se Kosova asnjëherë nuk do të reshtë së kërkuari drejtësi për çdo viktimë dhe çdo krim të kryer nga forcat policore e ushtarake të Serbisë, njofton Klan Kosova.

”Në Korishë të Prizrenit, para 20 vjetësh, shteti i Serbisë tregoi mizori të shumëfishtë, duke i zënë rob dhe duke i përdorur dhunshëm qindra civilë shqiptarë si mburojë ndaj bombardimeve të NATO-s. Fatkeqësisht, 77 prej tyre u vranë në këtë kurth mizor. Këta martirë të Korishës dhe fshatrave përreth, sot i kujtuam me respektin më të lartë institucional. Kosova asnjëherë nuk do të resht së kërkuari drejtësi për çdo viktimë dhe çdo krim të kryer nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë. HTH”