Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për gjendjen në Telekom, ka thënë se 90 për qind e kontratave që Telekomi ka nënshkruar me kompani të tjera janë të dëmshme dhe i kanë shkaktuar vetëm dëme Telekomit.

Sipas saj opozita është detyruar të thërrasë seancën pasi Qeveria ka heshtur ndaj kërcënimeve që Z-Mobile i bëri Telekomit.

“Në Arbitrazh me qëllim është humbur rasti ndaj Z Mobilet dhe se krerët e shtetit punojnë për “Devollin””, ka deklaruar ajo.

“Z-Mobile duhet të ndalohet me ligj dhe këtë do ta procedojmë së shpejti”, ka thënë Haxhiu.