Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka ftuar autoritetet që të fillojnë hetimet e për të gjetur nëse kanë pasur ndikim për punësimin e anëtarëve të familjes në Telekom, apo nëse punësimi i tyre përbën konflikt interesi.

“Është fol vazhdimisht dhe është personalizuar shumë çështja e punësimeve. Po bre katër pesë anëtarë të familjarëve tonë janë punësu. Janë punësu, le të fillon prokuroria hetimet, nëse kemi pasur ndonjë ndikim. Ose pozitat e tyre janë konflikt interesi”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Ndër të tjera ajo thonë se punësimet masive në Telekom kanë filluar në vitin 2008, kur ka qenë LDK-ja në pushtet.

Sipas saj, në atë kohë janë punësuar rreth 1000 persona.