Ilustrim

“Sigurisht që Serbia duhet të kërkojë falje, por para kërkim-faljes duhet t’i pranojë krimet që i kanë bërë”.

Kështu ka thënë Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare teksa ka rrëfyer në Info Magazine për emrat, fotografitë dhe eksponatet e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë – 1133 fëmijët e vrarë, 109 prej tyre të zhdukur janë bërë pjesë e ekspozitës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”.

Blakaj ka folur edhe për Gjykatën Speciale e cila tashmë po funksion në Hagë.

“Çështja e Dhomave të Specializuara të cilat po funksionojnë në Hagë, ka ardhur si pasojë e raportit të Dick Marty. Më pas ajo është votuar nga institucionet e Kosovës”.

Por a duhet të themelohet një Tribunal Ndërkombëtar që merret me krimet e kryera në Kosovë, sipas Blakaj?

“Ne i kemi përcjellë me kujdes zhvillimet e fundit për inicimin e themelimit të një Tribunali Ndërkombëtare për krimet e kryera në Kosovë”.

“Pastaj u fol për një Ligj që dënon mohimet e krimeve nga pala serbe ose një rezolutë, nuk e di sa janë të koordinuara këto iniciativa ndërmjet vete. Ne si Fond e kuptojmë jashtëzakonisht mirë motivin, nuk ka pasur drejtësi për viktimat, mirëpo nuk jemi të sigurt së ku do të shpien këto nisma”.