Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot vendin ku ruhen eksponatet e rrobave të të vrarëve në luftën e fundit në Kosovë.

Ai ka thënë se për krimet që kanë ndodhur ndaj shqiptarëve ka për t’u përgjigjur Serbia.

“Serbia duhet të distancohet nga krimet që kanë ndodhur dhe të dënohen kriminelët”, është shprehur Veseli.

Ai ka shtuar se do të jetë e pafalshme nëse Bashkësia Ndërkombëtare nuk e përkrah krijimin e tribunalit për krimet serbe.

“E kemi për obligim që këto rroba të fëmijëve të vrarë të mos i varrosim. Ato do të vendosen në Muzeun e Gjenocidit. Ne duam paqe, nuk duam konflikt, duam të ardhme, por nuk do ta lëmë askënd të na nguc. S’ka qare pa ardh drejtësia”.

“Do të ndodhë drejtësia dhe Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb”.