Policia ka arrestuar dy persona.

Dy persona janë arrestuar ditën e djeshme në Kamenicë, pasi janë pajisur me patentë shoferi të Republikës së Kosovës, duke përdorur patentën e shoferit të një shtetit tjetër, të cilët dyshohet se janë falsifikuar.

Të dyshuarit kanë pranuar se kanë bërë pagesa për t’u pajisur me patentë shofer të huaj, përcjell lajmi.net.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit janë pajisur me patentë shoferi të R. Kosovës duke përdorur patentë shoferi të një shteti tjetër, të cilët dyshohet se janë të falsifikuar. Të dyshuarit kanë pranuar se kanë bërë pagesa për t’u pajisur me patentë shofer të huaj. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.