Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar ndaj publikimit të fotografisë së deputetës së Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, ku shihet dhunimi i një gruaje nga forcat ushtarake serbe.

Me këtë rast Berisha ka thënë se kjo është edhe një akuzë ndaj shqiptarëve që heshtën krimet e kryera nga Serbia.

“Kjo foto dhe qindra e mijëra foto, video e dokumenta si këto akuzojnë gjithashtu dhe heshtjen e pafalshme shqiptare ndaj genocidit dhe krimeve shtazore kundër njerezimit që hordhitë e kasapit të Ballkanit kryen në popullatën shqiptare të Kosovës”.

Ndër të tjera në reagimin e ish-kreut të ekzekutivit shqiptar theksohet se fotoja e publikuar sot paraqet barbarinë serbe, përdhunimin publik të grave shqiptare nga monstra të ushtrisë serbe.

“Miq, kjo foto qe paraqet barbarine serbe, perdhunimin publik te grave shqiptare nga monstra te ushtrise serbe eshte nje aktakuze e rende per genocidin dhe krimet kunder njerezimit te pushtuesve mizor serbe ne Kosove, te cilat kerkojne drejtesi dhe kurre nuk parashkruhen”.