Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar fotografinë e publikuar nga deputetja Flora Brovina, ku shihet një shqiptare duke u dhunuar nga ushtarët serbë.

Ai ka thënë se është ndjerë i trishtuar me atë çfarë ka parë në fotografi, teksa shtoi se ata që i kanë bërë këto krime e kanë vendin në burg.

“Zonja Brovina është vetë një e përndjekur dhe viktimë e krejt veprimeve kundër qytetarëve të vendit pra ajo edhe i simbolizon, gjithashtu ajo është edhe simbol i këtyre vuajtjeve, e pash atë fotografi ishte shumë trishtuese nuk mundem me dhanë komente të tjera politike për këtë fotografi, ne i kemi largu ata që i kanë mohu krimet, ata që i kanë bërë këto krime e kanë vendin në burg. Është me rëndësi që Parlamenti sot ka marr vendime të rëndësishme duke e vendos bazë ligjorë për gjenocidin e kryer në Kosovë”, tha Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë një vizite që i bëri Policisë së Kosovës, me çrast u prit nga drejtori Rashit Qalaj./eo/