Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se miratimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës i Rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, është veprim i duhur.

Ai ka thënë se institucionet vendore duhet të angazhohen që të sjellin drejtësi për të gjitha krimet e kryera në Kosovë.

“Pa vendosjen e drejtësisë nuk mund të ketë pajtim dhe as paqe të qëndrueshme. Kriminelët e kanë vendin në burg”.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1176327022491710