Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Podujevë, një person është arrestuar pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës, raporton Llapi.info

Sipas PK-së, gjatë prangosjes, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

“Podujevë 16.05.2019 – 15:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës. Po ashtu gjatë prangosjes, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur PK./Llapi.info