Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka thënë se nuk mjafton vetëm dorëheqja e deputetes së PDK-së, Flora Brovina, pas publikimit të fotografisë së djeshme dhe raportimeve se ajo është nxjerr nga filmat pornografik nga Iraku.

“Nuk është te Flora e lajthitur, është te Kadria e shokët e tij. Kur të gjuash bomba të ndyra djathtas e majtas, herët a vonë njëra do të të plasë në dorë. Mu sikur edhe këtyre kadrushave të vocërr që shpifin “siç ka thanë Kadria””, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Tash Kadria e paramendon veten jo me dy duar, po oktopus me shumë tentakula, të cilat mund ti humbas një nga një. Ata që kërkojnë vetëm dorëheqjen e Flora Brovinës, me apo pa vetëdije i shërbejnë Kadrisë që ta shkëpus tentakulën më të dobët”.

“Oktopusi duhet goditur në kokë. Vetëm ashtu vjen çlirimi i kësaj shoqëri”.