Seniorët llapjanë dështuan të shpallen kampion të Kosovës dhe të kurorëzohen me titull. Por, një trofe ka arritur tashmë në Podujevë.
Klubi nga Podujeva, Llapi U19, sot është shpallur kampion për kategorinë e superligës së juniorëve për edicionin 2018/19.
Llapi i Granit Begollit, sot ka mposhtur në ndeshjen e fundit Ramiz Sadikun, me ç’ rast me këtë fitore festa në Podujevë ka filluar./Llapi.info