Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mesditë në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Trudë, raporton Llapi.info

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, me ç’rast tre persona kanë mbetur të lënduar. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjetesh. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretmant mjekësor”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Sipas Ahmetit, me rastin po merret njësiti i trafikut./Llapi.info