Kryeshefi i Postës, Sejdi Hoxha do të udhëheq degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas.

Në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie në Drena që janë mbajtur sot, Hoxha ka arritur të fitoj bindshëm duke marrë kështu timonin e PDK-së në bastionin e saj, Drenasin.

Hoxha ka arritur të fitoj 136 vota, duke lënë pas me pak vota, kundërkandidatët, Naim Bazaj e Kushtrim Prenkun.

Në këtë listë të shënimit të votave, shihet se Hoxha ka fituar 136 vota, Naim Bazaj 76 vota ndërsa Prenku ka arritur të marrë vetëm 40 vota.