Një aksident i rëndë mes disa veturave ka ndodhur pak më herët në Prishtinë, në rrugën mbi Qendrën Klinike Universitare. Gazeta Express ka siguruar disa fotot nga vendi i ngjarjes.
Në vend të ngjarje kanë dalë edhe Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin në fjalë.
Sipas Flora Ahmetit, zëdhënëse për medie, në aksident janë të përfshira tri vetura.
“Rreth orës 18:20, në lagjen e Spitalit, ne Prishtine, ka ndodhe një aksident trafiku në mes të tri veturave në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.