Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetare të Mitrovicës së Veriut, Gonxhe Çaushi, ka hedhur sot votën e saj në njërën nga qendrat e votimit në këtë zonë.

Çaushi deklaroi se gjatë kësaj kohe kanë bërë një fushatë dinjitoze dhe pret që qytetari ta vlerësojë më së miri punën e bërë nga ta, njofton Klan Kosova.

Ajo ka thënë se në këtë garë janë të gjithë të barabartë ndërsa ka apeluar tek qytetarët e komunave veriore për të dalë dhe kryer obligimin e tyre.

”Kemi bërë një fushatë dinjitoze. Gjithçka çfarë është thënë meriton të vlerësohet. Ftoj që të gjithë të dalin të votojnë në atë rreth drejtimit se ku duan ta çojnë vendin”.

”Jemi të barabartë në garë, votuesi është ai që përcakton fituesin”.

”Përkrahësit tanë janë qytetarët po shpresojmë që sa më shumë të dalin të votojnë”.