Kosovo's new President Hashim Thaci looks on during the Presidential inauguration ceremony in Pristina, Kosovo April 8, 2016. REUTERS/Armend Nimani/Pool

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se para 20 vjetëve, në burgun e Dubravës filloi njëra nga masakrat më mizore mbi të burgosurit shqiptarë, e kryer nga forcat policore serbe për disa ditë me radhë.

Sipas tij, vrasja e 160 të burgosurve dhe plagosja e mbi 300 prej tyre, tregon më së miri natyrën gjenocidale të shtetit të Serbisë, që kreu mbi 400 masakra, vrau mbi 13 mijë civilë vetëm në vitet 1998-1999.

“Para 20 viteve, në burgun e Dubravës filloi njëra nga masakrat më mizore mbi të burgosurit shqiptarë, e kryer nga forcat policore serbe për disa ditë me radhë”.

“Vrasja e 160 të burgosurve dhe plagosja e mbi 300 prej tyre, tregon më së miri natyrën gjenocidale të shtetit të Serbisë, që kreu mbi 400 masakra, vrau mbi 13 mijë civilë vetëm në vitet 1998-1999”.

“Në mesin e të burgosurve që pësuan në ditën e parë ishin edhe veprimtarët Enver Topalli dhe Abdullah Tahiri. Edhe pas 20 viteve, fatkeqësisht ende askush nga urdhëruesit dhe ekzekutuesit e këtyre krimeve me motive gjenocidi nuk doli para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Presidentit Thaçi në Facebook.

Para 20 viteve, në burgun e Dubravës filloi njëra nga masakrat më mizore mbi të burgosurit shqiptarë, e kryer nga forcat…

Publiée par Hashim Thaçi sur Dimanche 19 mai 2019