Me t’u përfunduar Superliga e Kosovës në futboll, klubi nga Podujeva, Llapi ka nisur menjëherë me transferime të lojtarëve, njofton Llapi.info

Blendi Memaj, 24 vjeç, është përforcimi i ri i llapjanëve. Ish-futbollisti i Lirisë ka kryer prezantimin e tij si futbollist i Llapit.

Mesfushori ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

“Memaj është mesfushor-sulmues dhe mund të luajë edhe si mesfushor qendror. Së fundmi ai ishte pjesë e Lirisë, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Besiktas U21 dhe Rabotnickin”, thuhet në njoftimin e klubit. /Llapi.info

Zyrtare: Blendi Memaj është përforcimi i parë i Llapit për sezonin 2019/2020Podujevë, 20 maj 2019 – Blendi Memaj ka…

Publiée par K.F. Llapi sur Lundi 20 mai 2019