Kryetari i Partisë Liberale Serbe (LDP), Cedomir Jovanovic, tha se edhe për këtë punë qeverisë serbe duhet t’i ndihmojë edhe opozita që gjithmonë ka qenë partnere kur i duhej të sillnin rezoluta të pakuptimta për Kosovën

Cedomir Jovanovic deklaroi sot se plani i vetëm që kjo qeveri ka mundësi t’u ofrojë qytetarëve serbë është që të pranojë se Kosova “është humbur për shkak të politikës katastrofale gjatë dekadave të fundit”, theksoi ai në komunikatë.

Duke komentuar mbledhjen e caktuar për Kosovë të Kuvendit serb me 27 maj, Jovanovic tha se “të gjitha planet që Serbia mundi të bëjë tani nuk janë më aktuale, nuk i duhen më askujt”.

Cedomir Jovanovic ka folur edhe se si do të duhej të vazhdohej drejt një zgjidhjeje ai tha se “Shqiptarët dhe Serbët e Kosovës duhet të gjejnë kompromis i cili do të garantonte paqen gjithë rajonit. Komunitetet duhen të pajtohen, e këtu më së paku kanë rëndësi politikanët e Prishtinës e Beogradit, për të cilët interesi i tyre personal ishte kyç gjatë bisedimeve”, theksoi Jovanovic.