Foto ilustrim

Një person është arrestuar mbrëmë në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info

Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti në bashkëveprim me disa të dyshuar të tjerë ka kryer vjedhje në dy lokacione të ndryshme.

Ndërsa, gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se ka kryer vjedhje edhe në disa lokacione të tjera, derisa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti në bashkëveprim me disa të dyshuar të tjerë ka kryer vjedhje në dy lokacione të ndryshme. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se ka kryer vjedhje edhe në disa lokacione tjera. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./Llapi.info