Forcat e Armatosura Shqiptare, sikurse edhe ato të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me pjesëtarë nga ushtritë e 14 vendeve të NATO-s kanë nisur në Kroaci stërvitjen “Immediate Response 19” (Përgjigja e menjëhershme- 19).

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bën të ditur se në këtë stërvitje marrin pjesë 1.600 ushtarë, pjesë e NATO-s nga 14 vende.

“Forcat e Armatosura të Shqipërisë nisën në Kroaci stërvitjen “Immediate Response 19″ (Përgjigja e menjëhershme- 19) përkrah 1,600 kolegëve të tyre ushtarakë nga Kroacia, Sllovenia, Hungaria, SHBA, Mali i Zi, Kosova, Polonia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Lituania, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Herzegovina, Italia dhe Gjermania”, njofton ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, transmeton ATSH.

Stërvitja ushtarake e NATO-s “Përgjigjja e menjëhershme-19” përfundon më 6 qershor.

Kjo stërvitje zhvillohet në Kroaci, Slloveni e Hungari.