Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme, një person në Komunën e Podujevës ka informuar se përderisa ishte duke bërë punime në kulimin e shtëpisë së tij ka gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes, raporton Llapi.info

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK-së, të cilët kanë bërë tërheqjen e mjetit pa ndonjë incident.

“Ankuesi mashkull K/shqiptar ka informuar se deri sa ishte duke bërë punime në kulmin e shtëpisë së tij ka gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK-së të cilët kanë bërë tërheqjen e mjetit pa ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e Policisë./Llapi.info