Rastet e vjedhjeve në Kosovë po shënojnë rritje çdo ditë e më shumë, duke ndjell frikë edhe te qytetarët.

Një rast i vjedhjes ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në lokalin në ‘Stacion të Autobusëve”, ku bëhet pagesa për të shfrytëzuar ËC-në publike.

Në një video të siguruar nga Indekonline shihen se si mbrëmë në ora 03:36 dy persona kanë hyrë brenda në këtë lokal.

Ata pa maska dhe pa frikë hyjnë në lokalin e vogël dhe vjedhin një sasi parash.

Rasti tanimë është lajmëruar në Policinë e Kosovës, e cila ka marr edhe shenjat e gishtërinjve të dy personave që shihen në video.