Foto ilustrim

Katër persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur të shtunën në Shtime.

Në aksident ishin të përfshira dy automjete njëra me targa të Bullgarisë dhe tjetra me targa vendore.

Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar vozitësi mashkull dhe pasagjerja femër, të dy shtetas të Bullgarisë, si dhe vozitësi i veturës tjetër me një pasagjer të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa lënda e rastit i referohet gjykatës kompetente.