Pas zgjedhjeve të djeshme për Parlamentin Evropian, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka kërkuar vendim sa më të shpejtë për liberalizimin e vizave.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha ka thënë se “votimet për Parlamentin Evropian, hoqën dilemën e rrezikimit të projektit të Bashkimit Evropian”.

“Rritja e paralajmëruar e ekstremit të djathtë dhe euroskepticizmit, nuk përbën më arsyetim për vonesat e panevojshme në vendim-marrjen për liberalizimin e vizave. Andaj, presim dhe kërkojmë të ketë vendim sa më shpejt”.

“Republika e Kosovës ka përmbushur kriteret – tani radha është te BE-ja ta përmbushë pjesën e vet të marrëveshjes!”

“Qytetarët tanë meritojnë të lëvizin të lirë!”