Kanë filluar kontrollet sistematike mjekësore për nxënësit e shkollave të Podujevës, kontrolle me të cilat synohet parandalimi i sëmundjeve të ndryshme, njofton Llapi.info

Me këtë rast, sot në Shkollën Fillore “Naim Frashëri”, ekipi mjekësor i QKMF-së i përbërë nga mjekët familjarë, kanë kryer vizita sistematike mjekësore të nxënësve të klasave të para, të katërta dhe të teta.

E gjendja e tyre, sipas kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu është e mirë, gjë kjo që e ka gëzuar kreun e Komunës. Sipas të parit të kësaj Komune, kontrollet e filluara nga sot do të bëhen në të gjitha shkollat.

“Në ShFMU “Naim Frashëri” në Podujevë ekipi mjekësor i QKMF-së, i përbërë nga mjekët familjarë, po kryen vizitat mjekësore sistematike të nxënësve të klasave të para, të katërta dhe të teta. Me kontrollin sistematik mjekësor synohet parandalimi i sëmundjeve të ndryshme dhe edukimi shëndetësor i fëmijëve. Më gëzon fakti që gjendja shëndetësore e fëmijëve është e mirë. Vizitat sistematike mjekësore të nxënësve do të bëhen në të gjitha shkollat e Komunës së Podujevës”, ka shkruar Veliu./Llapi.info

Image may contain: 3 people, people standing and suit
Image may contain: 6 people, people smiling, people sitting and indoor
Image may contain: 6 people, people sitting and indoor
Image may contain: 7 people, people smiling, indoor