Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dje ka pritur iftarin në Podujevë, njofton Llapi.info

Me këtë rast, Kurti dhe një grup anëtarësh nga Qendra e Lëvizjes në këtë Komunë, kanë vizituar dy fabrika vendore.

“Mbrojtja e prodhimit vendor është strategji për zhvillimin ekonomik të Kosovës e për rritjen e punësimit në vend. Prandaj në alternativën qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje, vëmendje prioritare i kushtohet sipermarrësve që investojnë në prodhim në vendin tonë. Dje gjatë ditës kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti dhe një grup anëtarësh nga Qendra e Lëvizjes në Besianë, vizituan dy fabrika vendore, një të tekstilit “Agnesa tekstil (VAVA)” ku angazhohen 70 punëtorë, shumica gra, si dhe fabrikën e ketchup-it dhe majanezit “AMG”, me 13 punëtorë”, thuhet në komunikatën e VV-së.

“Në këto vizita aktivistët e Lëvizjes u njoftuan për së afërmi me punën e këtyre fabrikave, e njëkohësisht diskutuan me punëtorët e pronarët rreth Alternativës së Lëvizjes për mbështetjen dhe forcimin e prodhimit vendor. Pas këtyre vizitave, në mbrëmje, Qendra e Lëvizjes në Besianë shtroi një iftar për aktivistë, anëtarë dhe mysafirë, ku të pranishëm ishin edhe kryeimami i bashkësisë Islame të Besianës, si dhe anëtarë e aktivistë të shoqërisë civile”, përfundon komunikata./Llapi.info

Image may contain: 8 people, people smiling, people standing, suit and indoor
Image may contain: 3 people, people smiling
Image may contain: 2 people, food