Sot, ka nisur publikimi i listave me të nxënësve fitues në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, njofton Llapi.info

Për herë të parë në Republikën e Kosovës, nëpërmjet Programit Nacional për Rininë, të gjithë nxënësit, pa dallim, nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën kanë pasur mundësinë që të shfaqin talentet e veta nëpër kategori të ndryshme të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik.

Rreth 316,000 nxënës në Republikën e Kosovës kanë pasur mundësinë për treguar aftësitë e veta në art muzikor, art pamor, recitim, poezi, teatër, debat, ese hulumtuese.

Nga kjo garë nacionale dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në Kosovë vetëm për garën në nivelin e shkollës kemi 14,800 fitues nga 29 komuna pjesëmarrëse.

Të gjithë nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare.

Nga sot fillojmë shpalljen zyrtare të listave të nxënësve fitues në nivelin shkollor për komunat e Kosovës. Në komunën e Podujevës janë 1091 fitues, Mitrovicë Jugore 651, fitues, Dragash 343 fitues, Novobërdë 128 fitues dhe Hanit Elezit 178. Në total, numri i fituesve për këto komuna është 2391.

Gjithë kjo punë sigurisht se është bërë e mundur falë punës dhe përkushtimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, si dhe shumë akterëve tjerë për zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar./Llapi.info


Në këtë link mund t’i shikoni rezultatet

PODUJEVË