Policia në Prizren ka arrestuar të dyshuaren femër e cila ka sulmuar bashkëshortin e saj.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë konfiskuar një mjet te mprehtë, i cili dyshohet se ishte përdorur në rast.

E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.