Gjatë aksionit të policisë së Kosovës është arrestuar edhe një shtetas rus.

Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në Veri, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka treguar se është arrestuar edhe shtetasi rus, Mihael Krasneoschenko.

Ai madje ka thënë se ka njoftuar autoritetet ruse për arrestimin e tij.

“Krasnoschenko është një punonjës i administratës së UNMIK-ut”, ka thënë Vuçiq.

Por, edhe presidenti Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka komentuar arrestimin e rusit, duke thënë se ishte paraqitur rrejshëm si diplomat.