Ministria e Jashtme e Rusisë ka akuzuar të martën Kosovën për provokim pasi forcat e njësive speciale të Policisë së Kosovës ndaluan, siç thotë Moska, 13 serbë në komunat me popullatë shumicë serbe në veri, transmeton Koha.net shkrimin e Reutersit.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas mbledhjes me krerët e sigurisë, ka bërë të ditur se në mesin e të arrestuarve është edhe një rus i cili, sipas tij, është kamufluar nën petkun e një diplomati “për të penguar Policinë e Kosovës”.