Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  ka thënë se shteti i Kosovës dhe ai i Malit të Zi do të jenë gjithnjë aleatë, pavarësisht se historia nuk ka qenë e lehtë për popullin e Ballkanit.

Haradinaj me rastin e hapjes së Qendrës Zhvillimore të malazezëve, ka thënë se shteti i Kosovës është shtëpi e tyre dhe secili që jeton në Kosovë duhet të ndjehet i tillë, njofton Klan Kosova.

”Kosova është shtëpia e juaj”.

”’Kosova do të jetë gjithnjë e atyre që jetojnë në Kosovë. Jemi të kujdesshëm që malazezët e Kosovës të ndjehen në shtëpi”.

”Kemi shumë lidhje të ndërsjella por mjaftojnë me e kuptu zotrin Zogoviq, një shkrimtar i mirë që ka lartësuar vlerat e shqiptarëve”.

”Historia nuk ka qenë e lehtë për popullin e Ballkanit, por sot mund ta konfirmojmë së bashku, jemi në dritë jemi në paqe, jemi fqinjë pra Kosova e Mali i Zi do të jenë aleatë gjithnjë”.