Sot po bëhet inaugurimi i Autostradës “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit.

Në ceremoninë e inaugurimit do të marrin pjesë liderët e Kosovës, mysafirë të tjerë nga vendi dhe vendet e rajonit.

Autostrada “Arbën Xhaferi” ka urën që është më e larta dhe më e gjata në Ballkan dhe që u jep mundësi qytetarëve që të shohin edhe bukuritë që i ka Gryka e Kaçanikut dhe lumi Lepenc deri në Han të Elezit.

Përgjatë Grykës së Kaçanikut e deri në Han të Elezit, autostrada është urë gjigante që i kanë dhënë pamje të veçantë.

Autostrada “Arbën Xhaferi” i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mbi 650 milionë euro.

Ura mbi Lepenc në Grykë të Kaçanikut është rreth 7 kilometra dhe konsiderohet se është ura më e gjatë në rajonin ballkanik.