Ish -kryetari i Klinës Sokol Bashota dhe ish-nëkryetari i kësaj komune Enver Berisha janë dënuar me 6 vjet burgim me kusht.

Ish-kryetarin e Klinës kjo gjykatë e shpalli fajtor për shkak se në cilësinë e ti si kryetar i kësaj komune në vazhdimësi nga muaj mars i vitit 2013 deri në muajin mars të vitit 2016, duke pasur obligim ligjor që në Agjensionin Kosovar Kundër Korrupsionit ta dorëzonte për çdo vit një deklaratë për pronën, të ardhurat, dhuratatapodobitë materiale të tjera dhe të ndryshimeve të pastajme të tij, me dashje nuk ka deklaruar dhuratat dhe informatat për pronësinë mbi banesën dhe automjetin BMËX5, me çka ka kryer vepër penale mosraportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, etj.

Kurse, ish-nënkryetarin e Klinës gjykata e shpalli fajtor për shkak se në vazhdimësi nga marsi i vitit 2015 deri në mars të vitit 2016, në cilësinë e zëvendë kryetarit të Komunës së Klinës duke pasur obligim ligjore që në Agjensionin Kosovar kundër korrupsionit ta dorëzonte për çdo vit një deklaratë për pronën, të ardhurat, dhuratat apo dobitë materialë tjera dhe të ndryshimeve të pastajme të tij, me dashje nuk i ka deklaruar informatat për pronësinë, tokën dhe ngastrat katastrale, me çka ka kryer veprën penale mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave dhe dobisë tjetër materiale.